Telenews

Kjo është skuadra më e shtrenjtë në Kosovë

Titullin nuk e fitoi, por gjendet në vendin e parë – në një tjetër garë.

FC Drita është skuadra më e shtrenjtë në Superligën e Kosovës në futboll – sipas Transfermarkt.

Ekipi nga Gjilani kushton 4.48 milionë euro, teksa moshën mesatare të futbollistëve ka 24.0.

Në vendin e dytë është FC Ballkani – që vlerësohet me 4.05 milionë euro – e moshën mesatare e ka 25.4.

Në vendin e tretë të kësaj liste gjendet Llapi – që vlerësohet 3.33 milionë euro – i ndjekur nga SC Gjilani me 2.45 milionë dhe FC Prishtina – me 2.45 milionë.

Në total – vlera e të gjitha skuadrave të Superligës është 24.38 milionë euro – kurse mosha mesatare është 25.5.

Të ngajshme

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij –

KushtrimGuraj

Harry Kane prin në votimin për Topin e Artë, lë pas Lamine Yamalin dhe Mbappén –

KushtrimGuraj

Albian Hajdari operohet në të dyja këmbët, pritet rehabilitimi –

KushtrimGuraj