Telenews

Probleme për Ten Hag, lëndohet ylli francez

Përgatitjet e Manchester United për ndeshjen hapëse të Premier Ligës kundër Brightonit nuk kanë shkuar si më së miri, pasi që sulmuesi francez, Anthony Martial, ka pësuar tani një lëndim.

Martial do të mungojë në ndeshjen e së dielës kundër Brighton në “Old Trafford” për shkak të një lëndimi në kofshë që e pësoi gjatë humbjes miqësore javën e kaluar ndaj Atletico Madrid.

Lëndimi i Martial ka paraqitur problem tani për trajnerin Ten Hag, pasi që United nuk është përforcuar këtë verë në repartin e sulmit, dhe trajneri holandez ka vetëm Cristiano Ronaldon dhe Anthony Elangan për ta zëvendësuar Martialin.

Mbetet të shihet nëse Ten Hag do të vazhdojë të aplikojë sistemin 4-3-3, ku mund ta fillojë ndeshjen me një mesfushor më shumë, respektivisht, Fernandes në pozitën e sulmuesit fals, dhe me Sanchon e Rashford në krahë të sulmit.

Të ngajshme

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij –

KushtrimGuraj

Harry Kane prin në votimin për Topin e Artë, lë pas Lamine Yamalin dhe Mbappén –

KushtrimGuraj

Albian Hajdari operohet në të dyja këmbët, pritet rehabilitimi –

KushtrimGuraj