Telenews

Serbët pushtojnë tregun e kokainës në Austri

Grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor, kryesisht serbët, kanë marrë nën kontroll tregun e kokainës në Austri, thotë Daniel Lichtenegger, kreu i Zyrës për Luftimin e Narkotikëve të Shërbimit Kriminal Federal të Austrisë.

Lichtenegger, për transmetuesin publik austriak ORF, tha se shitja e kokainës ka kaluar në internet, pra në rrjetet e errëta, shërbimet e mesazheve dhe rrjetet sociale, transmeton Klankosova.tv.

“Ajo që mund të lexohet bardh e zi tregon potencialin e grupeve kriminale, të cilat nuk i shmangen asgjëje”, shpjegoi ai.

Ai thekson se ajo që ka ndryshuar është se grupet kriminale nga Afrika nuk kanë më epërsi mbi tregtinë e kokainës, por grupe nga Ballkani Perëndimor.

Së pari serbët janë aty të parët”, thekson brigadieri i policisë austriake, transmeton Klankosova.tv.

Lichtenegger theksoi se këto grupe janë shumë të organizuara dhe të ngritura si një kompani e suksesshme.

ORF raporton se fermerët kolumbianë po prodhojnë më shumë kokainë sesa në epokën e Pablo Escobarit dhe se sasi të reja rekorde po kapen nëpër portet evropiane.

Edhe në Austri, numri i përdoruesve të kokainës u dyfishua në një periudhë të shkurtër kohore.

Të ngajshme

Qeveria mban sot mbledhje, në rend dite 12 pika

Rrezarta Ramaj

Dhunë fizike ndaj një gruaje në Viti, arrestohen bashkëshorti dhe vëllai i saj

Rrezarta Ramaj

KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona

Rrezarta Ramaj