Ushtari akuzohet se shpiku ‘përrallën e trimërisë’, pasi shiti medaljet për 166 mijë euro
49 minuta më parë

Policia Ushtarake ka nisur një hetim pasi një ushtar u akuzua se shpiku tregimin e tij të trimërisë për të fituar një nder të lartë.
Ushtari pretendoi se kishte kapur një granatë dore talibane dhe e kishte hedhur atë larg njerëzve të tij në Afganistan në vitin 2011, për çka edhe u nderua me Kryqin Gallantry, i dyti më i rëndësishmi pas Kryqit Victoria.
Por shokët e akuzuan atë se gënjeu kur shiti medalje, përfshirë Kryqin Gallantry, në ankand për 166 mijë euro (140 mijë paundë).
Ushtria këmbënguli se historia e Serjeant Deacon Cutterham ishte “shqyrtuar në mënyrë rigoroze” përpara se Princi Charles t’ia dorëzonte kryqin në Pallatin Buckingham në 2012.
Askush nuk e kundërshton që një granatë shpërtheu në patrullën e Cutterham më 24 maj, por shokët e tij pushkatarë thanë se besojnë se ishte një nga e tyre.
Një ish-shok i tha The Sun: “Kjo nuk ka ndodhur kurrë. Askush nuk e pa. Kur u kthyem në kamp, kuptuam se mungonte një granatë dore”.
“Ne e duruam duke thënë se sa trim ishte, por kur pamë se ai po përfitonte duke shitur medaljet ishte shumë”, shtoi ai.
Cutterham, 38 vjeç, nga Bristol, i cili shërbeu me regjimentin 1 të pushkëve, tha se askush nuk ishte dëshmitar i mashtrimit të tij, sepse ata u zhytën për t’u mbrojtur kur ai bërtiti “granatë!”.
Në vitin 2020, kur u shfaqën për herë të parë pretendimet, ai i tha The Sun: “Veprimi ndodhi sipas citimit dhe unë u qëndroj atyre ngjarjeve”.
Një zëdhënës i ushtrisë tha: “Meqë çështja është objekt i një hetimi, do të ishte e papërshtatshme të komentohej”, tha ai.


