Telenews

Stuhi të forta përfshijnë pjesë të Ballkanit

Një sistem shumë i fortë stuhishë me vetëtima dhe bubullima masive në këto çaste po qarkullon shumë afër Sarajeves në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe pritet të përfshijë edhe kryeqendrën boshnjake, njofton Meteo Ballkan, transmeton Paparaci.

Sipas kësaj faqe, atmosfera është destabilizuar fuqishëm në Bosnjë dhe Hercegovinë, perëndim të Serbisë si dhe ka disa sisteme të izoluara në Kroaci dhe Mal të Zi. Përderisa në këto rajone moti është freskuar, në viset tona ende po mbretëron vapa e fortë me zagushi sidomos në Shqipëri dhe Dukagjin.

“Nesër kjo masë jo stabile ajrore pritet të shtrihet edhe në Kosovë, shumë pjesë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duke shkaktuar destabilizim të fuqishëm të atmosferës, me rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë, erëra kalimthi të fuqishme dhe breshër. Temperaturat po ashtu shënojnë ulje dhe ditëve të ardhshme na pret mot më i këndshëm”.

Të ngajshme

Ekskluzive: Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

Yllka Gashi

Muharremi bën thirrje për qetësi: Protestë po, dhunë e vandalizëm jo

Yllka Gashi

Dënimet në Hagë, Britania: Krenarë me rolin tonë më 1999 – vendimi i sotëm nuk është mbi shtetësinë

Yllka Gashi