Telenews

Kurti takon përfaqësuesit e BE-së dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it, temë kryesore bashkëpunimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot është takuar me përfaqësuesit e posaçëm të Bashkimit Evropian dhe ambasadoret e shteteve të QUINT-it në Kosovë.

Siç ka njoftuar zyra e kryeministrit, në qendër të këtij takimi ishte vazhdimi i bashkëpunimit të ngushtë dhe bashkërendimit të veprimeve ndërmjet Qeverisë së së Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe shteteve të QUINT-it.

“Vazhdimi i bashkëpunimit të ngushtë dhe bashkërendimit të veprimeve ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe shteteve të QUINT-it, ishte në qendër të takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë”, thuhet në njoftimin e ZK-së.

Të ngajshme

Qeveria mban sot mbledhje, në rend dite 12 pika

Rrezarta Ramaj

Dhunë fizike ndaj një gruaje në Viti, arrestohen bashkëshorti dhe vëllai i saj

Rrezarta Ramaj

KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona

Rrezarta Ramaj