Telenews

Në Prishtinë nis festivali ndërkombëtar i vallëzimit ‘New Born’

Me defilimin e ansambleve pjesëmarrëse ka nisur dje në Prishtinë edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Vallëzimit “New Born” (International Dance Festival- New Born).

Defilimi është përcjellë me pjesë vallëzimi e muzike tradicionale nga ansamblet pjesëmarrëse nga vende të ndryshme të botës.

Ansamble nga Argjentina, Bullgaria, Kameruni, Maqedonia e Veriut, Polonia, Sllovakia e Turqia po marrin pjesë në edicionin e parë të festivalit “New Born”.

Besnik Grajçevci, ideatori dhe njëri nga organizatorët e këtij festivali, ka thënë se festivali do të mbahet në disa qytete të Kosovës. Përveç Prishtinës, ansamblet pjesëmarrës të këtij festivali do të prezantohen edhe në Prizren, Ferizaj, Viti e Obiliq.

“Kosova, si nikoqir i këtij festivali, prezantohet nga shoqëritë kulturore të qyteteve ku do të prezantohet festivali. Festivali është garues dhe do të ndahen edhe çmime”- tha ai.

Sipas tij, netët finale do të mbahen më 14, 15 dhe 16  gusht 2022 në Gërmi në Prishtinë.

“Shpallja e fituesve të festivalit  do të mbahet në amfiteatrin e pishinës së Gërmisë, më 14, 15 dhe 16 gusht 2022. Do të ndahen tri çmime; vendi i parë – shpërblimi 2,000  euro, vendi i dytë -1.500 euro dhe vendi i tretë – 1.000 euro” – shtoi ai.

Festivali mbyllet më 17 gusht.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 18 shtator

Rrezarta Ramaj

Specialja nis procesin për kompensim të viktimave në rastin e ish-krerëve të UÇK’së

Yllka Gashi

82-vjeçari nga Kosova humb jetën në detin e Velipojës

Yllka Gashi