Telenews

Haradinaj tregon tri zhvillimet që ndihmojnë dialogun: Udhëheqësit e BE-së t’i dorëzojnë Bidenit agjendën e dialogut

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar për tri zhvillimet të cilat sipas tij mund të ndihmojnë rajonin në arritjen e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se njëra ndër këto zhvillime është që udhëheqësit e Bashkimit Evropain të ja dorëzojnë agjendën e dialogut në mes dy vendeve presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Bidenit.

“1. Një komunikim intenziv mes institucioneve të Kosovës dhe ambasadorët e Quintit, me serbët e Kosovës, posaçërisht me serbët e Veriut, me të gjitha nivelet e mundshme, këto ditë deri me 1 shtator…  2. Angazhim për qëndrime të përmbajtura pas takimit të 18 gushtit dhe në asnjë mënyrë retorikë luftënxitëse… 3. Udhëheqësit e BE-së, të ja dorëzojnë agjendën e dialogut Kosovë-Serbi, presidentit Biden, në mënyrë që t’i ftojë liderët e dy vendeve për marrëveshjen finale për njohje reciproke sa më pare” shkroi Haradinaj.

Tutje ai tha se kuptohet që Kosova duhet të kryej punët e shtëpisë, Ligjin e pagave dhe benificionet për Policinë e Kosovës.

Të ngajshme

Ky është vendimi i Gjykatës për paraburgimin ndaj Jeton Sylajt

Rrezarta Ramaj

Ndalohet një i dyshuar në rastin “Laboratori ‘25”

Rrezarta Ramaj

Zyra e BE-së në Kosovë pas rastit të Arlindës: “Nuk ka vend për femicid në shoqërinë tonë”

Rrezarta Ramaj