Telenews

Takohen Osmani e Hovenier, diskutojnë për situatën e sigurisë në vend

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Kjo u bë e ditur në njoftimin nga zyra e presidencës.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për situatën e sigurisë në vend, si dhe në fushën e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes”, thuhet në njoftim

Po ashtu, gjatë takimit u diskutua për vazhdimin e koordinimit mes institucioneve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në adresimin e çështjeve prioritare

Të ngajshme

Protestuesit fillojnë të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të dytën ditë me radhë

Rrezarta Ramaj

Kurti takon komandantin suprem të NATO-s në Evropë, flet për rritjen e kapaciteteve të FSK-së

Rrezarta Ramaj

Policia del me njoftim për suspendimin e 11 zyrtarëve lidhur me rastin e Arlindës

Rrezarta Ramaj