Telenews

Festivali i vallëzimit ”NEW BORN”, sot mbyll defilimin me Komunën e Obiliqit

Edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Vallëzimit “New Born” (International Dance Festival- New Born), vazhdon sot në qytetin e fundit për defilim, atë të Obiliqit.

Me defilimin e ansambleve pjesëmarrëse në këtë festival i cili ka nisur në Prishtinë, sot vazhdohet me qytetzën e Obiliqit, shkruan Telenews.al

Defilimi në këtë festival po përcjellet me pjesë vallëzimi e muzike tradicionale nga ansamblet pjesëmarrëse nga vende të ndryshme të botës.

Ansamble nga Argjentina, Bullgaria, Kameruni, Maqedonia e Veriut, Polonia, Sllovakia e Turqia po marrin pjesë në edicionin e parë të këtij festivali që pritet të organizohet për çdo vit dhe të bëhet tradicional. “New Born”.

Festivali deri tani është mbajtur në Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Viti e ansamblet pjesëmarrëse të këtij edicioni, do të prezantohen sot edhe në Obiliq.

Netët finale të këtij festivali do të mbahen më 14, 15 dhe 16  gusht 2022 në Gërmi në Prishtinë.

Shpallja e fituesve të festivalit  do të mbahet në amfiteatrin e pishinës së Gërmisë, më 14, 15 dhe 16 gusht 2022. Do të ndahen tri çmime; vendi i parë – shpërblimi 2,000  euro, vendi i dytë -1.500 euro dhe vendi i tretë – 1.000 euro.

Sponzor medial i këtij festival është Telenews.al

Të ngajshme

Koalicioni për Familjen e hap fushatën në Mitrovicë, theksohet rëndësia e përkushtimit për zhvillimin ekonomik

Donat Hashani

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Donat Hashani

Bekim Jashari reagon ashpër ndaj kritikuesve për aksionet ndaj strukturave paralele

Donat Hashani