Telenews

Aksident i rëndë në Deçan, katër persona pësojnë lëndime

Një aksident rrugorë ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në fshatin Lebushë të qytetit të Deçanit.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Driton Rugova- zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Pejës.

“Rreth orës 09:50, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Lebushë- Deçan, në këtë aksident kanë qenë të involvuara 2 vetura, dhe si pasojë e aksidentit 4 persona kanë pësuar lëndime trupore” ka thënë Rugova.

Po ashtu është bërë e ditur se të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë dhe dy nga të lënduarit për shkak të natyrës së lëndimeve janë dërguar në QKUK në Prishtinë.

Të ngajshme

Protestuesit fillojnë të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të dytën ditë me radhë

Rrezarta Ramaj

Kurti takon komandantin suprem të NATO-s në Evropë, flet për rritjen e kapaciteteve të FSK-së

Rrezarta Ramaj

Policia del me njoftim për suspendimin e 11 zyrtarëve lidhur me rastin e Arlindës

Rrezarta Ramaj