Telenews

Kaq miliarda kompania saudite ka investuar në kompanitë energjetike ruse

Kompania “Kingdom Holding” e Arabisë Saudite ka investuar në kompanitë ruse të energjisë si Gazprom, Rosneft dhe Lukoil midis 22 shkurtit dhe 22 marsit, sipas një postimi në Tëitter të kompanisë.

Investimet e Kingdom Holding bien brenda programit trevjeçar të investimeve prej 12.8 miliardë rialësh (3.4 miliardë dollarë) të kompanisë, shtoi kompania, transmeton Express.

Kingdom Holding tha se investoi 1.37 miliardë rialë në Gazprom dhe 196 milionë rialë në Rosneft më 22 shkurt dhe 410 milionë rialë në Lukoil nga 22 shkurt deri më 22 mars.

Të ngajshme

Inflacioni në Kosovë arrin 7.3%, transporti shtrenjtohet më së shumti në gusht

Yllka Gashi

Potera: Mësimi tërëditor ka qëllim të mirë, por shkollat në Kosovë nuk i kanë kushtet

Yllka Gashi

Goditen 3 raste të prostitucionit në Tiranë, në pranga 4 persona

Yllka Gashi