Telenews

Presidenti i Shqipërisë refuzon të shkojë në zyrat e LDK-së, s’ka takim me Abdixhikun

Lidhja Demokratike e Kosovës, thonë se shefi i shtetit shqiptar Bajram Begaj ka refuzuar t’i takojë drejtuesit e LDK-së në selinë e partisë. LDK ka shprehur keqardhje për morealizimin e takimit zyrtar me presidentin e ri të Shqipërisë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës shprehë keqardhje për mosrealizimin e takimit zyrtar me Presidentin e ri të Shqipërisë, shkëlqesinë e tij Bajram Begaj; me rastin e vizitës së tij të parë në Kosovë. Për dallim nga krerët insitucional paraprak të Shqipërisë, Presidentët e shkuar, Kryeminisrin e tanishëm, e të tjerë kryeministra paraprak, Presidenti Begaj ka refuzuar të takojë LDK-në në selinë qëndrore të saj”, thuhet në përgjigje.

LDK e konsideron qasje të pazakontë refuzimin e Begajt për t’i takuar drejtuesit në zyret e partisë.

“Ndonëse nuk e kuptojmë refuzimin e tillë dhe shprehim njëkohësisht habinë për një qasje të pazakontë, konsiderojmë si mundësi të humbur takimin me Presidentin Begaj; të cilit i urojmë suksese në përfaqësimin më dinjitoz të Republikës së Shqipërisë.  LDK ka selinë e vet dhe ajo mbetet e hapur për çdo zyrtar të shtetit shqiptar – siç ka qenë përherë”, thuhet tutje.

Begaj është pritur dje nga treshja institucionale, Osmani, Kurti e Konjufca, ndërkaq sot është takuar edhe me drejtuesit e PDK-së.

Të ngajshme

Gjuetari ia merr jetën nënës së 5 fëmijëve, e ngatërroi me një dre

Yllka Gashi

Çfarë deklaruan studentet e Mjekësisë, si të dëmtuara në rastin ndaj profesor Krasniqit?

Yllka Gashi

Vendimi i Gjykatës Speciale, Hoti kërkon që të mblidhet kuvendi

Yllka Gashi