Vetëm pak orë pas aksidentit të frikshëm në Gaziantep të Turqisë, ku 16 persona, mes tyre qytetarë, gazetarë, zjarrfikës dhe pjesëtarë të stafit mjekësor të ambulancave humbën jetën pasi u morën para nga një autobus që udhëtonte me shpejtësi, skena është përsëritur në Merdin.
Raportohet për një kamion i cili është futur me shpejtësi mes për mes turmës së njerëzve.
Nga aksidenti kanë humbur jetën 16 persona dhe kanë mbetur të plagosur 29 persona, 8 prej tyre në gjendje të rëndë. Ministri i Drejtësisë së Turqisë, Bozdag tha se ka nisur një hetim në lidhje me aksidentin.
Ndërkohë raportohet se mes viktimave ka edhe fëmijë.

