Telenews

Vuçiq në Serbi takon ambasadorin amerikan

Në ditën kur përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të takohet me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill.

Takimi Vuçiq-Hill do të mbahet në orën 09:00 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë, njoftoi Shërbimi për Bashkëpunim me Media i Presidentit të Serbisë, raporton B92.

Kujtojmë se ambasadori amerikan në Beograd vlerësoi se edhe pse shumë janë të zhgënjyer që nuk ka pasur progres në dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel, rezultati i këtyre bisedimeve ishte ende pozitiv.

Hill tha se kjo është e rëndësishme jo vetëm për bisedimet, por përgjithësisht për marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Serbisë.

Të ngajshme

Gjini: Kosova shkon në zgjedhje, fajtor është Kurti

Yllka Gashi

Gruda pas vendimit të Kushtetueses: Kemi vetëm 13 ditë për ta zgjedhur Presidentin dhe shmangur zgjedhjet

Yllka Gashi

Musliu-Shoshi: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen

Yllka Gashi