Telenews

15 vjet nga vdekja e Faruk Begollit

Sot bëhen 15 vjet që nga vdekja e  një ndër figurave më të rëndësishme të teatrit dhe kinematografisë kosovare, Faruk Begolli.

Begolli u lind në Pejë më 14 shkurt të vitit 1944 dhe studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd ku diplomoi në vitin 1966.

Ishte bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës.

Në vitet e 90-ta ai së bashku me Enver Petrovcin themeluan Teatrin “Dodona” në Prishtinë, ku ai angazhonte studentët e tij dhe aktorë të tjerë duke inskenuar shfaqje të ndryshme teatrale.

Begolli ka luajtur në më shumë se 60 filma, ai kishte bashkëpunuar me regjisorin Purisa Dordevic në filmat e tij “Mesdita”, “Mëngjesi” dhe “Ëndrra”.

“Dervishi dhe Vdekja” është një ndër filmat ku ai mori pjesw, si dhe rolet në filmat e njohur kosovar të viteve të 70-ta dhe 80-ta si “Kur pranvera vonohet” (1980), “Era dhe Lisi” (1979), “Të Ngujuarit”, etj.

Të ngajshme

Kaplohet nga zjarri një stallë në Madanaj të Gjakovës, s’kishte bagëti brenda

KushtrimGuraj

Çfarë preferohet për dhurata në 7 dhe 8 Mars?

Rrezarta Ramaj

Real Madridi pa Mbappen në ndeshjen e parë ndaj Manchester Cityt

Rrezarta Ramaj