Telenews

Lazio mposht Interin, kalon në vendin e parë në tabelë (VIDEO)

Lazio ka shënuar fitore ndaj Interit, me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së tretë në Serie A.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me Felipe Andersonin, në minutën e 40’, derisa me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë, Interi barazoi rezultatin me Lautaro Martinezin, në minutën e 51’.

Lazio kaloi për herë të dytë në ndeshje në epërsi, në minutën e 75’, me golin e bukur e Luis Albertos.

Derisa Pedro Rodriguez ia vulosi fitoren Lazios, me një gol në minutën e 86’.

Lazio pas fitores kalon në pozitën e parë me 7 pikë të grumbulluara, nga tri ndeshje, derisa Interi në vendin e katërt.

Të ngajshme

Efekti i stadiumit “Fadil Vokrri”, Kosova ngritët në ranglistën e FIFA-s

Rrezarta Ramaj

Klubet angleze kërkojnë kompensim nga City

Yllka Gashi

Mban emrin e gjyshit, Vesel Demaku luan për Kosovën ndaj Austrisë ku u lind

Yllka Gashi