Telenews

Kurti flet për BBC: Bisedimet në Bruksel nuk ishin të lehta, por rezultatet janë të kënaqshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë të shkurtër për “BBC World Service”, pas arritjes së marrëveshjes me Serbinë mbi lëvizjen e qytetarëve të të dyja vendeve.

I pyetur nga gazetari se a është i lumtur për këtë marrëveshje, kryeministri Kurti tha:

“Po ne kemi pas bisedime ne Bruksel që nuk kanë qenë të lehta por rezultatet janë të kënaqshme sepse tani kemi reciprocitet mes Kosovës dhe Serbisë, në kuptimin e lëvizjes së lirë, për qytetarët e të dyja vendeve”.

Tutje ai falënderoi për punën e zellshme Shefin e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell, ndërmjetësuesin e dialogut Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak dhe të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.

“E falënderoj  Borrellin, Lajcak dhe Escobar për punën e zellshme në Prishtinë dhe Beograd, në të njëjtën kohë i falënderoj qytetarët e Kosovës për mbështetjen”, tha Kurti.

Teksa foli për “tensionet” që ndodhën një muaj më parë në veri të vendit lidhur me zbatimin e reciprocitetit, kur Qeveria e Kosovës vendosi me kërkesën amerikane të shtyjë zbatimin e vendimeve deri më 1 shtator, kryeministri ndër të tjera u shpreh se “janë bindur të gjithë se çfarë kemi bërë nuk është ilegale”.

Ai foli edhe për afatin që iu është dhënë serbëve që të pajisin automjetet e tyre me targa të Kosovës.

“Ju kemi dhënë qytetarëve serbë dy muaj kohë për t’u pajisuar me targat e Republikës së Kosovës….Shpresoj që deri në tetor s’do të shohim automjete me targa që s’janë valide”, u shpreh ai ndër të tjera.

Të ngajshme

Nga Shkolla Ekonomike në shkollë të IT-së, Rama publikon pamjet e transformimit të objektit

Rrezarta Ramaj

Shtetet me nxënësit më të zgjuar në botë, Shqipëria në vend të 47-të, Kosova e 82-ta

Rrezarta Ramaj

Alarmante, Zulfaj thotë se Kosova ka humbur 43.8 milionë euro!

Rrezarta Ramaj