Telenews

Krejt kosovarët në Shqipëri, Sali Berisha vazhdon pushimet në Kosovë

sh-kryeministri shqiptar Sali Berisha bashkë me bashkëshorten e tij po shijojnë pushimet në Kosovë.

Ai ka publikuar një foto nga Drini i Bardhë, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar:

“Mirëmëngjes miq, përshendetje të përzemërt me këtë foto te burimet e Drinit të Bardhë!”.

Ditët e fundit të gushtit kanë shënuar një fluks të jashtëzakonshëm të hyrjeve në Shqipëri të shtetasve të Kosovës me destinacion bregdetin shqiptar.

Radhë kilometrike janë vërejtur sidomos këtë fundjavë.

Sipas të dhënave nga autoritetet kufitare në 25 ditët e para të gushtit kanë hyrë në Shqipëri mbi 400 mijë shtetas të Kosovës.

Të ngajshme

Mblidhet Qeveria e Kosovës

Rrezarta Ramaj

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, në rend dite projektligje dhe ndryshime në komisionet parlamentare

Rrezarta Ramaj

E solli babanë e dehur në Emergjencë, dyshohet se e grushtoi mjekun kujdestar në Ferizaj

Rrezarta Ramaj