Telenews

Pakistani i bën thirrje botës për ndihmë pas përmbytjeve vdekjeprurëse

Pakistani po bën thirrje për ndihmë të mëtejshme ndërkombëtare pasi përmbytjet shkaktuan kërdi në të gjithë vendin.

ShBA, Britania e Madhe, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe disa vende të tjera kanë kontribuar në këtë drejtim.

Mirëpo, një zyrtarë i ministrisë së brendshme ka thënë se nevojiten më shumë ndihma.

Nga këto përmbytje që nga qershori rreth 1 mijë njerëz kanë humbur jetë, shkruan BBC.

Në veriperëndim të vendit, mijëra njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre pasi lumenjtë në provincën Khyber Pakhtunkhëa shpërthyen duke shkaktuar përmbytje të fuqishme.

Provinca e Sindhit në juglindje të vendit gjithashtu është prekur keq, me mijëra njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

 

Të ngajshme

Mblidhet Qeveria e Kosovës

Rrezarta Ramaj

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, në rend dite projektligje dhe ndryshime në komisionet parlamentare

Rrezarta Ramaj

E solli babanë e dehur në Emergjencë, dyshohet se e grushtoi mjekun kujdestar në Ferizaj

Rrezarta Ramaj