Telenews

Gastronomia paralajmëron kalimin në sistem të vetë-shërbimit, pasi s’ka punëtorë

Trendt të ikjes së të rinjve drejt vendeve evropiane, pritet tu bashkohen edhe mësimdhënësit. Madje sipas drejtuesve të SBASHK-ut, ikja e madhe do të ndodh pas liberalizimit të vizave. Në telashe të mëdha është gastronomia, e cila ka paralajmëruar se do të kalojë në sistemin vetë-shërbyes, nëse nuk nis të bie trendi i largimit të fuqisë punëtore.

Përveç telasheve me greva dhe rrezikut që procesi mësimor të mos nis nga fillimi i shtatorit, institucionet arsimore mund të përballen edhe me mungesë të mësimdhënësve.

Paralajmërimi është dhënë nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës.

Kryetari i saj, Rrahman Jasharaj ka thënë se me liberalizimin e vizave, shumë mësimdhënës do ta lënë vendin e punës për të ikur drejt Evropës.

Me mungesë të punëtorëve, veçse ka nisur të përballet sektori i gastronomisë.

Kryetari i Odës Hotelerisë e Turizmit në Kosovë, Hysen Sogojeva vlerëson së nëse ky trend vazhdon, kafeteritë dhe gastronomia, do të kalojnë në sistemin vetë-shërbyes.

Tash e një kohë të gjatë Kosova po përballët me ikjen e punëtorëve jashtë vendit, derisa shumë kompani kanë filluar të ankohen për mungesë të fuqisë punëtore. /Gazeta10

Të ngajshme

Shiroka-Pula takon akademikët nga Kosova dhe Shqipëria, në fokus bashkëpunimi shkencor

Rrezarta Ramaj

Musliu: Vajzat duhet të kenë pronë njësoj si djemtë, prindërit të mendojnë edhe për të ardhmen e tyre

Rrezarta Ramaj

Siguria hekurudhore në Zvicër: Në rast defekti, trenat lejohen të lëvizin maksimumi 40 km/h

Rrezarta Ramaj