Telenews

Shiroka-Pula takon akademikët nga Kosova dhe Shqipëria, në fokus bashkëpunimi shkencor

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të akademive të shkencave dhe arteve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Në takim morën pjesë akademiku Anastas Angjeli nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Shqipërisë, Besnik Krasniqi nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), si dhe akademiku Lulzim Tafa, anëtar i jashtëm i ASHASH-s.

“Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike të të dyja vendeve, si dhe për mundësitë e realizimit të projekteve dhe iniciativave të përbashkëta. Presidentja Shiroka-Pula theksoi se bashkëpunimi institucional është i rëndësishëm për zhvillimin e shkencës, promovimin e dijes dhe avancimin e lidhjeve akademike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë”, shkruhet në  njoftimin e publikuar.

Të ngajshme

Gabime për shkak të të cilave rrobat marrin një erë të pakëndshme pas larjes

Rrezarta Ramaj

Mot i vranët e me reshje shiu këtë javë, por me temperatura më të larta

Rrezarta Ramaj

Katër shoferë kapen duke vozitur në gjendje të dehur në Ferizaj, gjobiten deri në 400 euro –

KushtrimGuraj