Vende të ndryshme në mbarë botën, mburren se kanë maksimumin e diçkaje. Kështu Kanadaja krenohet si vendi me më shumë liqene në botë, rreth 879.000 të tillë. Ndërkohë vendi me më shumë pemë është Rusia, ku rreth 45 për qind e territorit është e mbuluar nga pyjet.
Por kur flitet për numrin e ishujve, cili vend e kryeson listën? Greqia? Indonezia? Apo Kanadaja, që zotëron Arkipelagun Arktik? Në fakt, fituesi me shumë diferencë nga të tjerët është Suedia. Sipas Statista , një kompani gjermane që ofron statistika në shumë fusha, ky vend i Evropës Veriore ka plot 221.800 ishuj, kryesisht të pabanuar,.

