Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është pyetur nëse do të marrë pjesë në marshin e paralajmëruar për nesër në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), raporton Ekonomia Online.
Kurti ka thënë se për këtë çështje do të përgjigjet më vonë, duke theksuar se aktualisht ndodhet në një aktivitet për 25-vjetorin e 11 Shtatorit.
“Më vonë përgjigjemi për çështje të tjera, këtu jemi për 25-vjetorin e 11 Shtatorit”, tha ai.


