Telenews

Inspektorati ndalon punimet në një kantier në Ferizaj, u konstatuan shkelje të rënda

Inspektorati Qendror i Punës ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të punimeve në një kantier ndërtimi në Ferizaj, pas konstatimit të shkeljeve të rënda që paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve.

“Inspektorati Qendror i Punës, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës, si dhe të sigurisë dhe shëndetit në punë, ka realizuar inspektime në kantier ndërtimi në komunën e Ferizajt.

Gjatë inspektimit janë konstatuar shkelje të rënda të dispozitave ligjore, të cilat paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve. Si rezultat, Inspektorati Qendror i Punës ka marrë vendim për ndalimin e menjëhershëm të punimeve në kantier deri në eliminimin e plotë të parregullsive të evidentuara.

Këto masa synojnë parandalimin e aksidenteve në vendin e punës dhe garantimin e kushteve të sigurta për punëtorët. Subjekti i inspektuar është obliguar të eliminojë të gjitha mangësitë e konstatuara, ndërsa punimet do të lejohen të rifillojnë vetëm pasi inspektorët të verifikojnë se janë përmbushur kërkesat ligjore dhe standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe do të vazhdojë kontrollet intensive në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duke ndërmarrë masa ndaj çdo subjekti që cenon sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.

Njëkohësisht, Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë me përpikëri dispozitat ligjore dhe të sigurojnë kushte të sigurta pune, pasi mbrojtja e jetës dhe shëndetit të punëtorëve mbetet prioritet i panegociueshëm”, thuhet në njoftimin e IQP-së.

 

Të ngajshme

Kuvendi nis vazhdimin e seancës konstituive me një minutë heshtje për viktimat e 11 Shtatorit

Yllka Gashi

A do të marrë pjesë Kurti në Marshin e UÇK-së?

Yllka Gashi

Musliu-Shoshi: Deri më 16 shtator prioritet është konstituimi i Kuvendit

Yllka Gashi