Telenews

Policia shqipton rreth 400 gjoba dhe sekuestron 20 motoçikleta në Prishtinë

Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka intensifikuar kontrollet ndaj drejtuesve të motoçikletave, ku nga mesi i korrikut e deri më tani janë shqiptuar rreth 400 gjoba dhe janë sekuestruar 20 motoçikleta.

Masat janë ndërmarrë në kuadër të planit operativ “Vera”, me fokus në rritjen e sigurisë në trafikun rrugor dhe respektimin e rregullave të komunikacionit.

“Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, në kuadër të planit operativ “Vera”, nga data 15.07.2026 e deri më tani, ka ndërmarrë një sërë masash, me fokus të veçantë tek drejtuesit e motoçikletave, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe respektimit të rregullave të komunikacionit.

Gjatë kësaj periudhe, ndaj drejtuesve të motoçikletave janë shqiptuar rreth 400 gjoba, ndërsa janë sekuestruar 20 motoçikleta, për kundërvajtje të ndryshme.

Gjobat janë shqiptuar për shkelje si: drejtimi i motoçikletës pa patentë shofer apo pa kategorinë përkatëse, drejtimi i motoçikletave pa regjistrim, drejtimi pa përdorimin e helmetës, si dhe për kundërvajtje të tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të ngajshme

Kuvendi nis vazhdimin e seancës konstituive me një minutë heshtje për viktimat e 11 Shtatorit

Yllka Gashi

A do të marrë pjesë Kurti në Marshin e UÇK-së?

Yllka Gashi

Musliu-Shoshi: Deri më 16 shtator prioritet është konstituimi i Kuvendit

Yllka Gashi