Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se mbështet vendimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për të ngrirë raportet diplomatike me Iranin, pas sulmit kibernetik të këtij shtetit kundër Shqipërisë, raporton Express.
Pacolli thotë se shteti i Iranit ka mbështetur edhe agresionin diplomatik të Serbisë kundër Kosovës.
Ish-presidenti Pacolli ka thënë se Irani dhe misionet diplomatike të këtij shteti në rajonin e Ballkanit Perëndimor gjithashtu dhe lidhjet me Serbinë paraqesin rrezik serioz për gjithë regjionin.
“Irani dhe misionet e tij diplomatike në Ballkanin Perëndimor dhe aleanca e ngushtë iraniane me Serbinë përbëjnë një kërcënim serioz për vendet tona dhe sigurinë e përgjithshme të rajonit”, ka shkruar Pacolli.

