Telenews

Adele dhe Rich Paul janë martuar në fshehtësi?

adele-dhe-rich-paul-jane-martuar-ne-fshehtesi?

Disa javë më parë, Adele i kishte rrëfyer revistës ‘Elle’ se ishte shumë e dashuruar me partnerin e saj Rich Paul dhe se ai i kishte propozuar për martesë. Megjithatë fansat e këngëtares së “Hello” mendojnë se ajo tashmë është martuar në fshehtësi të madhe. Prezumimi i ndjekësve vjen nga një detaj kurjoz i paraqitur në serinë e fotove, që Adele postoi për të festuar Emmy-n e parë që fitoi në koncert televiziv.

“Adele: Vetëm një natë”. Në fakt, pranë statuetës qëndron një loje në një kuti të personalizuar të quajtur “The Paul’s”, e cila i bënte të dyshimtë ata.

Këngëtarja ka postuar një sërë fotosh në Instagram për të festuar Emmy e saj të parë.

Nuk kam qenë kurrë kaq e dashuruar në jetën time”, ka thënë Adele për të fejuarin Rich Paul. Dhe jo vetëm. “Unë jam e fiksuar pas tij.” Fituesja e 15 Grammy dhe një Oscar, këngëtarja është gjithashtu gati të zgjerojë familjen: “Dua patjetër fëmijë të tjerë, “zbuloi ajo, duke shpjeguar: “Unë jam një amvise shumë e mirë dhe kam një jetë të qëndrueshme, edhe pse për momentin jam e fokusuar në Las Vegas.”

Në maj çifti bleu një mega rezidencë 58 milionë dollarë në kodrat e Beverly Hills, e cila i përkiste Sylvester Stallone. Ndërkohë, Adele mori në shtëpi Emmy-në e saj të parë, një Emmy Award Outstanding Variety Special për ngjarjen e saj televizive, realizuar dhe transmetuar nga CBS.

Pas triumfit, Adele festoi një tjetër moment historik në kanalet e saj sociale me fansat e saj: “Sa e lumtur jam”. Në një nga tre pozat e publikuara, çmimi vendoset në tavolinën e kafesë së shtëpisë së saj, por mund të shihet edhe një kuti, e cila përmban ato të cilat duket se janë pllaka loje, të quajtura qartë “The Paul’s”.

Të ngajshme

“Kjo është ajo që të pret kur kthehesh në shtëpi”, Dafina Zeqiri emocionon me postimin e fundit

Yllka Gashi

“Më shkatërruan emocionalisht”, flet aktorja për skandalin e fotove intime

Yllka Gashi

A është kopje e Bleros? Gruaja e këngëtarit zbulon pak nga portreti i të birit

Yllka Gashi