Milot Rashica tashmë ndodhet në Stamboll.
Futbollisti kosovar do të kryej sot testet mjekësore tek skuadra e Galatasaray.
Ai është pritur në aeroportin e Stambollit nga tifozët verdhekuq, derisa ka dhënë edhe një prononcim të shkurtër për televizionin e klubit.
“Është diçka e bukur të jesh këtu dhe jam shumë i lumtur”.
Gjatë ditës së sotme Galatasaray pritet të dalë me njoftim zyrtar për huazimin e Rashicës për një vit, derisa dy klubet do të zbulojnë edhe detajet e marrëveshjes.

