Telenews

Mehaj pas takimin me Konjeviq: Rikonfirmuam bashkëpunimin e fuqishëm mes dy shteteve

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes.

Përmes një konference për medie pas nënshkrimit të Memorandumit, ministri Mehaj, tha se kanë kërkuar nga Mali i Zi përkrahje për anëtarësim në organizata të ndryshme, e në veçanti në NATO.

“Takimi ka qenë i frytshëm, e kemi konfirmuar bashkëpunimin ndërmjet Nënshkrimi i marrëveshjes, ngrit bashkëpunimin në fusha të ndryshme ushtarake. Ne zgjerojmë bashkëpunimin në fushën e mbrojtës, sigurisë dhe stabilitetit ndërmjet dyja vendeve. Bashkëpunimi do të shtrihet në shtrirjen e  kapaciteteve reciproke dhe në raste emergjente do të ketë bashkëpunim reciprok”, tha Mehaj.

“Mali i Zi si shtet mik i joni, na mbështet në orientimin në anëtarësim në NATO. Mali i Zi na ka ofruar mbështetje në realizimin prioriteteve tona, siç është anëtarësimi në shumë organizata të ndryshme. Paqja e siguria rajonale është jetike sidomos për shtetet e rajonit”, tha Mehaj.

Të ngajshme

Tension i madh Irlandë-Izrael, përsëritet gjesti i pazakontë para ndeshjes

Rrezarta Ramaj

Kurorëzohen Aurora dhe Kushtrimi, i thanë “po” njëri-tjetrit mes natyrës

Rrezarta Ramaj

Sa njerëz e shfrytëzojnë ChatGPT-në gjatë javës?

Rrezarta Ramaj