Telenews

Nga 1 tetori Gjermania me rregulla të reja për COVID

Autoritetet gjermane kanë njoftuar zyrtarisht se vendi do të prezantojë masa të reja për mbrojtjen nga koronavirusi për vjeshtën dhe dimrin.

Njoftimi u bë pasi Bundestagu gjerman miratoi më 8 shtator një propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, i cili kërkonte aplikimin e masave të reja për COVID.

Urdhëresa e re që është votuar për miratim nga Bundestagu do të hyjë në fuqi më 1 tetor dhe do të mbetet në fuqi deri më 7 prill 2023.

Rregullat:

Paketa e miratuar e kërkesave është krijuar për të përgatitur, si dhe për të mbrojtur Gjermaninë për përhapjen e mëtejshme të pandemisë COVID.

Në përputhje me rregullat e reja, nga 1 tetori, të gjithë personave mbi 14 vjeç do t’u kërkohet të mbajnë një maskë në trenat në distanca të gjata në Gjermani.

Fëmijëve nga mosha gjashtë deri në 13 vjeç do t’u kërkohet gjithashtu të mbajnë një maskë në trenat në distanca të gjata.

Në avionë, pasagjerëve nuk do t’u kërkohet të mbajnë maskë për fluturimet e brendshme dhe ndërkombëtare.

Ndërkohë të gjithë punonjësve të spitaleve dhe azileve të pleqeve do u kërkohet mbajtja e maskave.

Gjithashtu, vizitorët do të duhet të paraqesin edhe një test të shpejtë negativ, ndërsa personeli do të duhet të testojë tri herë në javë.

Të ngajshme

Përfundon seanca e jashtëzakonshme

Rrezarta Ramaj

Videot intime të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici

Rrezarta Ramaj

“Muji dhe Halili” së shpejti në ekranet shqiptare, në kast Capital T dhe Adrola Dushi

Rrezarta Ramaj