Telenews

Afrim Muçiqi: Dasmori më i dhuroi 7-8 mijë euro fals

afrim-muciqi:-dasmori-me-i-dhuroi-7-8-mije-euro-fals

Këngëtari i njohur kosovar, Afrim Muçiqi, i ftuar në një studio televizive është rrëfyer rreth disa rasteve interesante gjatë ahengjeve ku ai ishte i ftuar.

Ai tha se në një aheng në Shkup, një person i kishte dhënë 7 ose 8 mijë euro kinse bakshish, gjë që më pas doli të jetë e pavërtetë, kjo pasi paratë ishin vetëm dekorative.

“Ka momente kur ka monedha dekorative qe është problem me i identifikua. Ne Shkup, edhe tash na faktikisht normal kur o bakshish na vjen disponimi…Ishte një moment i cili i kishte nja 7, 8 mijë euro të gjitha dekorative, ne normalisht u disponuam por pastaj doli qe shkyhen shumë lehtë”, tha ai në ATV.

Ndërkaq, i pyetur nëse e pëlqen bakshishin, ai tha se paratë që merr i ndanë bashkë me orkestër. Kurse i njëjti tha se këtë vit kishte dasma ‘mjaftueshëm’, dhe se nuk ka harruar të marrë pjesë në ndonjërën nga ato.

Të ngajshme

“Le të lehin, unë nuk e flas gjuhën e tyre”, Monika Lubonja thumbon kritikët

Rrezarta Ramaj

Përdori emrin e Dua Lipës për të shitur produkte pa leje, këngëtarja shqiptare fiton betejën ligjore

Rrezarta Ramaj

Sydney Sweeney dhe Scooter Braun shfaqen dorë për dore në New York –

KushtrimGuraj