Telenews

Zemaj, qeverisë: Ulu e bisedo me grevistët

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të ulet dhe të bisedojë me grevistët.

Zemaj tha se çdo minutë e humbur nga mësimi do të jetë kosto e lartë për fëmijët dhe shoqërisë.

Ai theksoi se mjaft janë përdorur fëmijët për hesape të populizmit.

“Qeveri, ulu e bisedo me grevistët. Ndale arrogancën. Ndale padëgjueshmërinë. Mos i hasmëro njerëzit. Bëj zgjidhje sa më shpejt. Çdo minutë e humbur nga procesi mësimorë është kosto e lartë për fëmijët dhe shoqërinë. Mjaft më me përdorimin e fëmijëve për hesape të populizmit. Mjaft më! Fëmijët duhet të nisin procesin mësimorë, mësimdhënësve duhet t’u pranohen kërkesat, ndërsa prindërve duhet t’u kthehet normaliteti” – tha Zemaj.

 

Të ngajshme

Rusia fillon mobilizimin, Zelenskyy: Koreja e Veriut do dërgojë 10 mijë trupa shtesë

Yllka Gashi

Caktohet trupi gjykues i Apelit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Yllka Gashi

Valon Murseli i PDK-së ngre shqetësime: Dy muaj pritje për auditimin, ndërsa Komuna ndan 2 mijë euro subvencion

Rrezarta Ramaj