Telenews

Zëdhënësi i Qeverisë tregon se çfarë u diskutua në takimin e sotshëm Kurti-Rama

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka komentuar shkuarjen e kryeministrit Kurti në Tiranë.

Ai ka thënë se në takimin e përbashkët mes Kurtit dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama është diskutuar rreth çështjeve me interes ndërmjet dy shteteve.

“Kryeministri Kurti ka zhvilluar sot një takim pune me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në këtë takim dy kryeministrat kanë folur për çështjet e politikave publike e qeveritare dhe socio-ekonomike në Kosovë e Shqipëri, me theks të veçantë në sfidat energjetike dhe shkëmbimin që po bëjnë KEK me KESh”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditën e sotme zhvilloi një takim me kryeministrin, Edi Rama në Tiranë.

Takimi nuk është paralajmëruar zyrtarisht as nga Qeveria e Kosovës dhe as nga ajo e Shqipërisë.

Megjithatë, Kurti u detyrua ta lë në gjysmë konferencën e përbashkët me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe atë të Financave, Hekuran Murati.

Të ngajshme

Rama në Samitin e Turizmit: Shqipëria ka lënë pas vendet e rajonit

Rrezarta Ramaj

“Jo në emrin tim”, Dhurata Dora mbështet protestën e 1 tetorit

Rrezarta Ramaj

Fëmija humb jetën në Treboviq të Pejës, dyshohet se u zu nga dyert e oborrit

Rrezarta Ramaj