Telenews

Çmimet e fluturimeve dhe hoteleve rriten në Londër, para funeralit të Mbretëreshës

Çmimet e hoteleve në Londër dhe biletat e fluturimit për në kryeqytetin britanik po rriten pasi qindra mijëra njerëz po shkojnë atje përpara funeralit të Mbretëreshës Elizabeth që do të varroset të hënën.

Që nga vdekja e mbretëreshës 96-vjeçare, norma mesatare për një hotel në Londër u rrit në 384 dollarë për natë nga 244 dollarë për natë, shkruan Reuters.

Nxitimi për akomodim vjen ndërsa qytetarët e vizitojnë kryeqytetin për të bërë nderimet e tyre dhe delegacionet e huaja mbërrijnë për funeralin më 19 shtator, me autoritetet që përgatiten për një pjesëmarrje të madhe.

Qindra mijëra njerëz pritet të kalojnë pranë arkivolit të saj gjatë gjithë orarit nga mbrëmja e së mërkurës deri në fillim të ditës së funeralit të saj.

Hotelet e nivelit të lartë – Claridge’s, Connaught, The Dorchester dhe Berkeley në distriktin e lartë Mayfair – u rezervuan për të dielën mbrëma, treguan faqet e tyre të internetit.

Çmimet kishin tejkaluar 1,200 paund (1,388 dollarë) për një hotel me pesë yje të hënën dhe pritej të dyfishoheshin në pesë ditët e ardhshme pasi sistemi i hoteleve të qytetit arrin nivelet e zënies në 95%.

Më shumë se 60% e udhëtarëve besohet se janë vizitorë të huaj.

Të ngajshme

“Digjet” Evropa, Spanja përjeton temperaturën më të lartë

Rrezarta Ramaj

Zelensky: Nuk do ta sulmojmë Rusinë gjatë vizitës së negociatorëve amerikanë –

KushtrimGuraj

Valët e të nxehtit në Evropë, mbi 35 mijë persona humbin jetën

Rrezarta Ramaj