Telenews

Abdixhiku: Gra të fuqizuara, shtet i fuqishëm

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se motoja e organizmit të sotëm në Prishtinë ishte “Gra të fuqizuara, shtet i fuqishëm”.

“Gra të fuqizuara, shtet i fuqishëm – kjo ishte motoja e organizimit të sotëm në Prishtinë. Me gratë dhe vajzat e Këshillit të Përgjithshëm të Forumit të Gruas të Lidhjes Demokratike të Kosovës, bashkëbiseduam për të barazinë e domosdoshme gjinore që shoqëria jonë duhet të arrijë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ai tha se propozimet e disa prej bashkëpartiakeve të tij, do t’i shndërrojnë në politika programore të partisë dhe iniciativa ligjore në kuvend.

“Fjalimet dhe propozimet konkrete të Jehonës, Doarsës, Hykmetes e Vlorës, do t’i shndërrojmë në politika programore partiake si dhe në iniciativa ligjore në kuvend”, ka shtuar ai.

Ai tha se LDK-së i takon që në vend të zymtësisë depresive që të tjerët krijojnë sot, të japë shpresën e njëmendtë që vendi ynë e meriton.

“Duke i njohur nga afër potencialet e ekipeve tona, duke i njohur mirë dhe gratë e vajzat që sot bëjnë politikën e LDK-së, përveç se jam i bindur se ndryshimin do ta bëjmë bashkërisht, jam dhe krenar që po rrugëtojmë me to në çdo përpjekje përpara”, ka shtuar.

Të ngajshme

Tahiri: S’do të ndalemi, qeveria ta procedojë sa më shpejt ligjin për Dhomat e Specializuara

Rrezarta Ramaj

SHBA rikonfirmon mbështetjen për KFOR-in: Do të ndihmojmë në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë

Rrezarta Ramaj

Xhuli ende në pritje të binjakëve, nga spitali ndan mesazhin emocionues: “S’ka gjë më të bukur se vetë jeta”

Rrezarta Ramaj