Telenews

Kryeministri Kurti thotë sërish se në Kosovë mund të ketë luftë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë edhe një herë se nuk përjashtohet mundësia që në Kosovë të ketë luftë.

Ai, një intervistë për gazetën kroate “Vecernji list”, ka përmendur stërvitjet e përbashkëta ushtarake të Serbisë dhe Rusisë, derisa thotë se do të ishte e papërgjegjshme të thuhet se s’do të ketë kurrë më konflikt.

“Nëse nuk ka përgatitje për luftë, atëherë pse vitin e kaluar Serbia dhe Rusia kanë pasur 104 stërvitje dhe aktivitete të përbashkëta ushtarake nga 91 që kishin planifikuar dhe në të njëjtën kohë dy stërvitjet më të rëndësishme ushtarake që i kanë pasur janë quajtur ‘Mburoja Sllave’ dhe ‘Vëllazëria Sllave’”, citohet të ketë thënë Kurti, njofton Klankosova.tv.

Shefi i qeverisë tha se përderisa serbët ëndërrojnë për Kosovën si pjesë e Serbisë, ato ëndrra do të kthehen në makth për të gjithë Ballkanin, duke theksuar se në Ballkan nuk mund të ketë luftë pa Serbinë dhe as paqe pa shqiptarë.

Gjëja më e rrezikshme, sipas Kurtit, është se lidershipi i Serbisë e konsideron Rusinë ‘nënën’ e tyre dhe kjo krijon rrethana me shumë rrezik dhe ankth në Ballkan.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 29 shtator

Rrezarta Ramaj

Vigan Qorolli zgjidhet kryetar i Komisionit për Legjislacion

Yllka Gashi

Nga 11 tetori, tregu i veturave në lokacionin e ri

Yllka Gashi