Telenews

Danimarka e pezullon vendimin për t’i marrë Kosovës vende me qira për burgosurit e saj

​ish-prifti-denohet-me-30-vjet-burg-per-abuzim-seksual-me-djem

Danimarka e ka pezulluar vendimin për të marrë më qira 300 vende në burgjet e Kosovës për të burgosurit që kanë kryer vepra penale në Danimarkë.

Arsyeja e pezullimit është mungesa e fondeve, ka njoftuar Shoqata e Burgjeve atje.

“Burimi i financimit përbëhej nga një TVSH e re për artin dhe kulturën, të cilën Danimarka është e detyruar ta prezantojë sipas një vendimi të BE-së. Megjithatë, nuk kishte shumicë politike për këtë zgjidhje”, thuhet në njotim.

Po ashtu problemet me financimin bëjnë që në ligjin financiar të vitit të ardhshëm për Shërbimin Korrektues mungojnë mbi 200 milionë DKK.

“Burgu në Kosovë ishte paraparë të kushtonte 1.5 miliardë DKK për dhjetë vjet”, thuhet në njoftim.

Kosova priste të fitonte miliona euro nga kjo qiradhënie.

Të ngajshme

Detaje të reja rreth vrasjes në Gjilan/ Burri dyshohet se vrau gruan, mikun dhe plagosi tre të tjerë

Rrezarta Ramaj

Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për transportimin e mbi 6 kilogramëve marihuanë

Rrezarta Ramaj

9 lidhje të paautorizuara të ujit evidentohen në Prizren, Suharekë dhe Malishevë

Rrezarta Ramaj