Telenews

50 Cent padit kirurgen, ia përdori foton për të promovuar procedurën e rritjes së penisit

50-cent-padit-kirurgen,-ia-perdori-foton-per-te-promovuar-proceduren-e-rritjes-se-penisit

50 Cent ka ngritur një padi kundër një kirurgeje plastike nga Florida e Jugut për përdorimin e fotos së tij në promovimin e procedurës së rritjes së penisit në kompaninë e saj.

TMZ publikoi një raport duke zbuluar se reperi ka paditur Perfection Plastic Surgery & MedSpa në Sunny Isle Beach, dhe pronaren e kompanisë, kirurgen plastike Angela Kogan.

Sipas padisë, 50 Cent pretendon se ai bëri një foto me Kogan në vitin 2020, sepse mendonte se ajo ishte një fanse. Që atëherë, fotografia është përdorur në faqet në Instagram që i përkasin kirurges dhe kompanisë për promovimin e biznesit. Fotoja u përdor më vonë si një imazh kur Kogan u intervistua nga The ShadeRoom në lidhje me rritjen e procedurave të rritjes së penisit.

50 Cent pretendon se fotografia që i është bashkangjitur artikullit i bën njerëzit të besojnë se ai ka bërë disa punë në penisin e tij, gjë që ai e mohon, transmeton Klankosova.tv.

Të ngajshme

Beyonce paditet nën pretendimin e shkeljes së të drejtave autoriale

KushtrimGuraj

Gjyqi për vrasjen e Tupac Shakur fillon 30 vjet pas vdekjes së reperit

Yllka Gashi

Sofia Vergara flet hapur pas tërmetit në Kolumbi: “Nuk jeni vetëm, të gjithë do t’ju ndihmojmë”

Yllka Gashi