Telenews

U raportua se iu lindi foshnja pa shenja jete dhe u ndërrua, flasin nga Klinika e Gjinekologjisë

Mbrëmë në Klinikën e Gjinekologjisë u raportua e ka lindur një foshnje pa shenja jete.

Babai i foshnjës që nuk mbijetoi e ka raportuar rastin në polici.

Ai po dyshon se iu ndërrua foshnja.

Por, një gjë të tillë e ka mohuar drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë Zef Ndrejaj.

Ndrejaj tha për Klankosova.tv se kjo nuk ka mundësi të ndodhë.

Ai theksoi se gjendja e pacietes ka qenë e rëndë dhe për këtë arsye foshnja s’ka mbijetuar.

“Jo, nuk ka mundësi të ndodhë. Janë disa procedura që duhet të ndiqen. Ka pasur keqkuptim në komunikimin verbal. Gjendja e pacientës ka qenë e rëndë dhe për këtë arsye foshnja nuk ka mbijetuar. Nëna e foshnjës ka qenë e njoftuar që ka probleme dhe iu është shpjeguar familjes me kohë. Nuk ka ndërrim të foshnjës, por e ka keqkuptuar situatën prindi sepse ka qenë i tensionuar pak” – tha Ndrejaj.

 

Të ngajshme

Zemra nuk pret, IKSHPK-ja me thirrje për kontrolle në Ditën Botërore të saj

Yllka Gashi

SHSKUK-ja ndan mbi 1.2 milionë euro për barna për kancer dhe sëmundje të tjera

Yllka Gashi

IKSHPK: Në javën e fundit shtatë raste të reja me fruth

Yllka Gashi