Telenews

Loredana përgjigjet rreth pyetjes për Mozzik, pas këngës që publikoi ky i fundit

loredana-pergjigjet-rreth-pyetjes-per-mozzik,-pas-kenges-qe-publikoi-ky-i-fundit

Pas publikimit të këngës së Mozzik-ut të titulluar “Të dua”, ku ky projekt i dedikohej vajzës së tij Hanës dhe ish-gruas së tij Loredanës, ka reaguar kjo e fundit.

Në këtë këngë reperi shprehte keqardhje e dhimbje për faktin që s’mund të ishte i pranishëm sa do të donte ai në jetën e Hanës, sepse prindërit e saj u ndanë shumë të rinj.

Arsyeja pse u ndanë? Më mirë s’po e tregoj se është shumë e rëndë thotë Mozzik, ndaj dyshimet nisën menjëherë. Fansat aluduan për një tradhti nga Loredana, duke qenë se Mozzik shfaqej revoltuar në rreshtat e tij.

As Loredana s’ka ndenjur duarkryq por i ka dhënë mundësi ndjekësve në Instagram ta pyesin, ndërsa i është përgjigjur disa pyetjeve pikante.

A e lejon ajo Mozzik ta takojë Hanën? Ishte njëra prej pyetjeve të ndjekësve në Instagram.

“Ai mund ta takojë dhe ta marrë Hanën sa herë ka dëshirë! S’ka qenë kurrë ndryshe. Duhet ta pyesësh si është puna” u përgjigj Loredana.

 

Të ngajshme

Sofia Vergara flet hapur pas tërmetit në Kolumbi: “Nuk jeni vetëm, të gjithë do t’ju ndihmojmë”

Yllka Gashi

Raportohet se kënga legjendare e Shkurte Fejzës hyn në filmin amerikan për luftën e Kosovës

Yllka Gashi

Kapet në flagrancë hajni, në shtëpinë e Kim Kardashian

Yllka Gashi