Telenews

Kremlini: Budallallëk të thuash se Rusia është pas rrjedhjeve të gazit, Nord Stream

Kremlini thotë se është “marrëzi dhe absurde” të thuhet se Rusia qëndron pas rrjedhjeve të gazit në tubacionet Nord Stream që janë për në Evropë.

Bashkimi Evropian ka thënë se rrjedhjet në tubacionet Nord Stream 1 dhe 2 nga Rusia në Evropë ishin shkaktuar nga moskujdesja, por nuk e akuzuan drejtpërdrejt Rusinë.

Ukraina ka shkuar më tej, duke akuzuar Rusinë për një “sulm terrorist”.

“Është mjaft e parashikueshme dhe budallallëk t’u japësh zë këtyre lloj narrativave , të parashikueshme budallaqe dhe absurde”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Ky është një problem i madh për ne sepse, së pari, të dy linjat e Nord Stream 2 janë të mbushura me gaz, i gjithë sistemi është gati të pompojë gaz dhe gazi është shumë i shtrenjtë… Tani gazi po fluturon në ajër”, tha ai, shkruan BBC.

Të ngajshme

Putin thotë se kontaktet SHBA-Rusi janë të dobishme

Yllka Gashi

Putin urdhëron armëpushim 3-ditor në Kiev

Yllka Gashi

Shpëtohet pas 10 ditësh nën rrënoja të Nepalit

Yllka Gashi