Telenews

Ministria e Arsimit: Nuk dihet nëse mësimdhënësit do t’i marrin pagat e shtatorit

Edona Maloku-Bërdyna, zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), ka thënë se nuk dihet nëse mësimdhënësit do ta marrin pagën e shtatorit.

Kjo pasi i gjithë shtatori ka qenë grevë.

Ajo ka thënë në KTV se ka informacione që listat e grevistëve nuk janë dorëzuar të plota nga komunat.

“Për sa i përket asaj se çka do të ndodhë tani, pritet që vendimi për pagat të merret nesër nga Ministria e Financave. Ne nga terreni kemi informata se listat nuk janë dorëzuar të plota, se nuk janë dorëzuar korrekte nga drejtoritë komunale të arsimit, pra jo plotësisht të azhurnuara. Sigurisht kolegët tanë në proces të verifikimit do të shohin se si qëndron kjo. Nuk ka ndonjë konfirmim se a do t’i marrin pagat e shtatorit”, ka thënë ajo.

Ndërkohë Sindikata e Arsimit është duke i pyetur mësimdhënësit nëse janë që ta pezullojnë grevën deri më 31 dhjetor.

Greva në arsim ka nisur më 25 gusht dhe s’ka pasur marrëveshjeve përkundër takimeve të përfaqësueve të Qeverisë me ata të Sindikatës.

Të ngajshme

Reuters e pyet për verdiktin e Hagës, Sekretari Rutte: KFOR është aty, pavarësisht lajmeve që mund të vijnë gjatë javës

Yllka Gashi

Fundoset varka me emigrantë pranë Kretës, një i vdekur dhe 25 të zhdukur në brigjet e ishullit Gavdos

Yllka Gashi

Hasani: Kuvendi është konstituuar në shkelje të Kushtetutës

Yllka Gashi