Telenews

Putin shpallë katër rajonet e Ukrainës territor të Rusisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia ka katër rajone të reja, teksa po njofton aneksimin zyrtar të rajoneve Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk, të Ukrainës.

Putin tha se aneksimi i këtyre katër rajoneve “është vullneti i miliona njerëzve” dhe është “e drejtë e tyre integrale”, siç thuhet në kartën e OKB-së.

“Rezultatet dihen shumë mire. Jam i sigurt se Kuvendi Federal do të përkrahë katër regjionet e reja të Federatës Ruse, sepse ky është vullneti i miliona njerëzve”, tha ai, i cili u përcoll me apllauz në hollin e Kremlinit, raporton Guardian.

Putin tutje tha se njerëzit e Donbasit kanë qenë “viktima të sulmeve terroriste çnjerëzore të kryera nga regjimi i Kievit”.

Të ngajshme

Policia konfiskon dronët e mediave gjatë marshit në Prishtinë

Yllka Gashi

Musliu: Marshi ishte ashtu siç e meriton liria, sot në emër të qytetarëve krerët e UÇK’së u shpallën të pafajshëm

Yllka Gashi

Lladrovci nga Marshi për Liri: Ju presim të pafajshëm çlirimtarë!

Yllka Gashi