Telenews

Partia e fajësuar për korrupsionin pritet t’i fitojë zgjedhjet në Bullgari

Partia e qendrës së djathtë GERB, e cila është fajësuar për korrupsion ka fituar zgjedhjet parlamentare të Bullgarisë, sipas rezultateve të pjesshme.

Zyrtarët kanë numëruar 99 për qind të votave nga sondazhi i së dielës, i cili e vendosi GERB-in e ish-kryeministrit Bojko Borisov në 25.4 për qind të votave.

Partia qendrore kundër korrupsionit “Ne Vazhdojmë ndryshimin”, ishte e dyta, me 20.2 për qind të votave në zgjedhjet e katërta kombëtare të Bullgarisë në më pak se dy vjet.

Rezultatet përfundimtare zyrtare për vendin më të varfër të BE-së, priten të enjten pasi të numërohen votat jashtë shtetit.

GERB, i cili është përballur me akuzat për lejimin e korrupsionit të përhapur në Bullgari, ka të ngjarë të përballet me vështirësi për të formuar një koalicion.

Të ngajshme

Detaje nga aksidenti tragjik në Zvicër: 5 viktima, 40 të lënduar

Yllka Gashi

Mbrojtja e Kilajt: Provat e ZPS-së nuk janë asgjë më shumë se spekulime

Yllka Gashi

25 vite nga sulmi terrorist që tronditi botën/ A u kthye pësimi në mësim për spiunazhin perëndimor?

Yllka Gashi