Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë sanksionuar kryeministrin e Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, Fadil Novalliq, dhe biznesmenin Sllobodan Stanoviq, që thuhet se është i lidhur me anëtarin serb të presidencës së këtij vendi, Milorad Dodik.
Zyra e Departamentit Amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) ka publikuar një njoftim në të cilin bëhet e ditur kjo dhe thuhet se ky vendim erdhi pasi mendohet që këta persona për përfitime personale i kanë përdorur institucionet shtetërore.
Në deklaratë thuhet se zëvendësekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian E. Nelson, ka theksuar se do t’iu kërkojnë llogari atyre që synojnë ta destabilizojnë rajonin.
“Veprimi i sotëm nënvizon se si politikanët në Bosnjës dhe Hercegovinë po minojnë institucionet dhe proceset demokratike për përfitimet e tyre politike dhe për të shpërblyer rrjetet e tyre të patronazhit”, tha Nelson.
Novaliq, akuzohet se i ka keqpërdorur të dhënat e pensionistëve për të mirën e partisë së tij politike dhe në kundërshtim me ligjin e Bosnjë e Hercegovinës.
Ndërsa, për Stanoviq thuhet se kompania e tij i ka fituar disa nga projektet më të mëdha në ‘Republika Sërpska’.
ShBA-ja e ka sanksionuar po ashtu edhe Milorad Dodik, para disa muajve.

