Telenews

Dialogu Kosovë-Serbi, temë e takimit Lajçak-Geoana

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mirce Geoana.

Lajçak ka bërë të ditur se temë e takimit ka qenë situata në Ballkanin Perëndimor dhe dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, transmeton Klankosova.tv.

“E mirëprita mundësinë për t’u takuar me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana, dhe ambasadorët sot, për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe dialogun”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 18 shtator

Rrezarta Ramaj

Specialja nis procesin për kompensim të viktimave në rastin e ish-krerëve të UÇK’së

Yllka Gashi

82-vjeçari nga Kosova humb jetën në detin e Velipojës

Yllka Gashi