Telenews

Tahiri: Veprimi i Kurtit me pagat e mësuesve, çon ujë në mullirin e Putinit

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, foli për mosekzekutimin e pagave të mësimdhënësve për muajin shtator, veprim ky të cilin e vlerësoi si të papranueshëm.

Shefi i deputetëve të AAK-së, mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit e cilëson si veprim që rrezikon destabilizimin e Kosovës e madje edhe të rajonit.

“Veprimi i tillë të çon ujë në mulli të Putinit. Vetëm Putini don destabilizim të Ballkanit Perëndimor dhe ky është një destabilizim të cilën zoti Kurti ose është duke e bërë me qëllim ose nuk ka asnjë aftësi për të menaxhuar me shtetin”, tha Tahiri në Tëvë.

Tutje Tahiri tha se me ndalimin e pagave për mësimdhënësit, Qeveria ka bërë një diskriminim të cilin e quajti edhe kundër ligjit.

“Këtu kemi të bëjmë me një diskriminim kolektiv përderisa përgjegjësia është individuale, e personit a shkon apo nuk shkon në punë…Ky vendim është kundërligjor, bie ndesh me ligjin. Nuk është hera e parë dhe në anën tjetër është kundër çdo logjike ekonomike dhe sociale”, shtoi Tahiri.

 

Të ngajshme

Arrestohet një person në Prishtinë, tentoi ta transportoj një kallashnikov me autobus

Yllka Gashi

Policia po fotografon dëmet e objektit të Qeverisë, nisin hetimet

Yllka Gashi

Sulmet ruse në Kiev dhe Odesa, plagosen 18 persona

Yllka Gashi