Telenews

Merret vendimi se a do të ekzekutohen pagat si paradhënie për orët e shtatorit që do të zëvendësohen

Ministria e Financave ka kërkuar nga komunat që të rikonfirmojnë listat e pagave për mësimdhënsit, duke ua rikujtuar obligimet ligjore, që sipas kësaj ministrie, kanë nga neni 18 i Ligjit për Greva.

Tutje, ministra dha se komunat duhet të vendosin nëse do të procedojnë pagat për mësues si paradhënie për orët e shtatorit që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri mësimor  të miratuar nga MASHTI.

“Pas përfundimit të procedurave dhe rikonfirmimit të listave nga OB-të që paradhënia procedohet në përputhje me kalendarin e ri mësimor, Thesari do të procedojë sot me ekzekutim të pagave”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

“MASHTI ka miratuar kalendarin e ri mësimor që parasheh mbajtjen e orëve të Shtatorit, duke siguruar kështu edhe ligjshmërinë e shpenzimit të parasë publike”.

Tutje, kjo ministri ka thënë se mbetet gjithnjë e përkushtruar për mirëqenie të qytetarëve, por duke u siguruar se para publike shpenzohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Të ngajshme

INCIDENT NË BURGUN E SIGURISË SË LARTË NË DYZ – DYSHIME PËR NJË RRAHJE TË ORGANIZUAR

Rrezarta Ramaj

Kurti: Do të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati

Rrezarta Ramaj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj