Telenews

Georgina tregon si dukej si adoleshente, asokohe ishte balerinë

georgina-tregon-si-dukej-si-adoleshente,-asokohe-ishte-balerine

Në ditët e sotme thuajse duhet gjithçka për jetën e Georgina Rodriguez, madje ajo e ka xhiruar edhe një serial real televiziv përmes të cilit tregoi luksin në të cilin jetonte.

Megjithatë, nuk dihet shumë për fëmijërinë e saj dhe vitet e adoleshencës, ndërsa për të treguar paksa nga e kaluara e saj, e ka publikuar një fotografi nga vitet e rinisë.

Partnerja e Cristiano Ronaldos është fotografuar në skenë, teksa ekzekutonte një pikë baleti.

Dashurinë për baletin dhe vallëzimin e ka ruajtur edhe në ditët e sotme, ashtu që më herët kishte pozuar në Londër si balerinë në “Royal Opera House”.

Ndryshe, modelja, influencuesja dhe partnerja e njërit prej futbollistëve më të famshëm në botë, para disa javësh ka folur në lidhje me fëmijën që e humbi gjatë lindjes.

 

“Jeta më ka dhënë shumëçka për një periudhë të shkurtë kohore. Këtë vit në të njëjtën kohë përjetova momentin më të mirë dhe më të keq në jetën time (lindjen e vajzës dhe humbjen e djalit – ndërkohë që priste binjakë)”, kishte rrëfyer Georgina.

Të ngajshme

Aktorja e njohur që vdiq të dielën, ishte e fejuara e boksierit Klitschko

Yllka Gashi

Agon Amiga baba për herë të tretë, zbulohet gjinia e foshnjës

Yllka Gashi

Ronaldo iu bashkua “shakasë kosovare” për dasmat: “Ma mirë me ato pare shkoj n’deti” –

KushtrimGuraj